Bukuria që fshihet nën tokë, tashmë do të udhëtojë në zarfe: Shpella e Radavcit në pullë postare

Posta e Kosovës ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se sot lëshon në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “Shpella e Radavcit”, kushtuar një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë natyrore të Kosovës.

Shpella e Radavcit përfaqëson një vlerë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit. E mbrojtur si monument natyror që nga viti 1983, ajo së bashku me Burimin e Drinit të Bardhë shtrihet në një sipërfaqe prej 89.94 hektarësh dhe përbën një nga komplekset më të veçanta natyrore të Kosovës.

E vendosur pranë fshatit Radavc, rreth 11 kilometra nga Peja, në pjesën verilindore të Bjeshkëve të Nemuna, Shpella e Radavcit është një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit natyror në Kosovë. Veçantia e saj natyrore dhe vlera turistike e bëjnë atë një simbol të bukurisë dhe pasurisë së peizazhit natyror të vendit.

“Përmes emisionit filatelik “Shpella e Radavcit”, Posta e Kosovës synon të kontribuojë në promovimin dhe dokumentimin e vlerave natyrore të Kosovës, duke i sjellë ato përmes filatelisë në vëmendjen e publikut vendor dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Postës.

Pullat postare, përveç funksionit të tyre në komunikimin postar, përbëjnë edhe një mënyrë të veçantë për të ruajtur, dokumentuar dhe promovuar trashëgiminë, historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit.

Posta e Kosovës tutje i fton koleksionistët, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, i cili i kushtohet një prej monumenteve më të çmuara natyrore të Kosovës.

/GazetaSinjali/

May be an image of text that says '1 1 s KOOKOX Shpella ShpellaeRadavcit e Radavcit Y.F.K. 2026'
May be an image of text that says 'Monumentet natyrore- Shpella e Radavcit Natural Monuments Radac Cave €0.90 KOSOVA KOSOVA Shpelta Radavcit Shpetla Radavcit YERRTIS AH €0.90 2026 Y.F.K 2026 €1 Y.F.K. 50 Shpellae pellaeRadavcit Radavcit Shpelia ShpeliceRadavcit eRadavcit YF.K.S እጠስበስትና 2026 2026'

Read Previous

Nga ëmbëlsirat deri tek të skuqurat, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni natën

Read Next

KH “Vëllaznimi” ka nevojë për mbështetje në rrugëtimin evropian