IKSHPK: Mbrohuni nga malaria dhe pickimet e mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për mbrojtje nga malaria.

IKSHPK tha që qytetarët duhet të informohen para se të udhëtojnë, të mbrohen nga pickimet e mushkonjave dhe të kërkojnë ndihmë te mjeku nëse shfaqet ndonjë simptomë.

Njoftimi i plotë:

Mbrohuni nga malaria!

– Informohuni para udhëtimit.

– Mbroni veten nga pickimet e mushkonjave.

– Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqni temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi, të përziera ose vjellje pas qëndrimit në zona me rrezik për Malarie.

Për një shëndet më të sigurt – informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë.

Read Previous

24 orët e fundit në Gjakovë: Plagosje me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje, dy të arrestuar

Read Next

Luis Enrique synon trofeun e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve