Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe të nxehtë për sot, me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të IHMK-së për sot, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 35 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht pritet të ketë intensitet më të lartë, transmeton KosovaPress.