Është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
Kjo pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.
“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, tha Kurti.
Pas kësaj, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë. /KosovaPress/