Kolona deri në një orë pritje, ja gjendja në pikëkalimet kufitare

Mërgimtarët dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika e kalimit.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta.

Pritje më të gjata janë evidentuar edhe në Merdarë, ku në dalje nevojiten deri në 40 minuta, ndërsa në Hanin e Elezit pritjet arrijnë në rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në shumicën e pikëkalimeve të tjera, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Stançiqin, Mutivodën dhe Globoqicën, pritjet janë të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, në Muçibabë pritjet janë rreth 5 minuta në të dy drejtimet, ndërsa në Qafën e Prushit ato variojnë nga 1 deri në 3 minuta në hyrje dhe 1 deri në 2 minuta në dalje./express

Read Previous

FBI në Kosovë, hapa të rinj në bashkëpunimin për sigurinë

Read Next

Carrick kërkon një nënshkrim të ri te Man Utd