Ka filluar licencimi i bizneseve të kriptovalutave, kërkohet ndryshime në ligj
Lituania ka informacione inteligjence se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë dhe siguri rreth vendeve të energjisë dhe transportit, ka thënë presidenti i vendit, , në një intervistë të botuar të mërkurën.
Nauseda ka thënë se nuk kishte informacion se kur dhe ku ishin planifikuar sulmet dhe po ashtu nuk ka thënë se vendi i tij ishte objektivi.
“Ne kemi sinjale të tilla, të cilat i marrim nga shërbimet tona. Ata nuk e identifikojnë qartë vendin ose kohën, ne dimë vetëm për planifikimin ose qëllimin”, tha ai.
“Mund të jenë mjete të ndryshme që synojnë dëmtimin fizik të infrastrukturës kritike. … Çdo gjë që ndalon funksionimin e këtyre vendeve”, ka shtuar ai.
Ndërkohë Kremlini ka hedhur poshtë paralajmërimin e presidentit lituanez dhe e ka quajtur atë “storie horror”.
Lituania anëtare e NATO-s që ndan kufij tokësorë me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me aleatin e Moskës Bjellorusinë, ka trefishuar shpenzimet e saj për mbrojtjen që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022./koha.net