S’ka ende pajtueshmëri për datën e dialogut Kosovë-Serbi

Megjithëse është paralajmëruar rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, ende nuk është gjetur pajtueshmëri për caktimin e datës dhe agjendës së diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Nga Qeveria e Kosovës thonë se çdo fazë e re e dialogut duhet të ketë një dakordim paraprak për agjendën dhe pikat e diskutimit. Ndërkohë, BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, thotë se data dhe agjenda do të kumtohet në kohën e përshtatshme.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu tha se kryeministri Kurti e ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për një takim në muajin qershor, mirëpo duhet të ketë një pajtueshmëri paraprake për agjendën dhe pikat e diskutimit.

Duhet ta kemi parasysh se për çdo fazë të re të dialogut duhet të ketë një dakordim paraprak mbi agjendën dhe pikat e diskutimit. Kryeministri Kurti e ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për një takim gjatë muajit qershor, kurdo që përcaktohet përfundimisht do të bëhet publike dhe komunikojmë me ju”./Gazetasinjali

Read Previous

Arrestohet një mjek në Gjilan, dyshohet për vdekjen e një foshnje

Read Next

SHBA-ja sanksionon 13 anije ruse