Ky pritet të jetë Bordi i ri i “Postës së Kosovës”

Qeveria e Kosovës së shpejti do të nisë mbajtjen e mbledhjes së radhës ku ndër tjera, pritet shqyrtimi i propozimvendimit për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës”.

Safije Beseni, pritet të jetë kryesuese, Sebahate Krasniqi anëtare, Genc Rama anëtar dhe Naim Haliti, anëtar.

Siç mëson Sinjali, ky Bord shërben në cilësinë e Bordit të Përkohshëm për periudhën 6 mujore, deri në zgjedhjen e bordit me mandat të rregullt./Gazetasinjali

Read Previous

Ky pritet të jetë Bordi i ri i “INFRAKOS”

Read Next

12 vjeçarja bie në një humnerë në Përmet