Begaj: Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Papa Leone XIV në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga takimi, Begaj vlerëson lidhjen historike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar vlerat që i kanë shoqëruar këto marrëdhënie ndër vite.

Ai theksoi se ftoi Atin e Shenjtë për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri.

“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt. Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri. Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Begaj në Facebook. /RTKlive

Read Previous

Rice: Tani duam edhe Ligën e Kampionëve, kjo është një mundësi e madhe për Arsenalin

Read Next

BE: 300,000 euro për 15 projekte inovative në shtatë bashki të Shqipërisë