Vetëm një pikë për Tottenhamin që vazhdon garën për ekzistencë

Tottenhami ishte në rrugë të mirë për ta arritur fitoren e tretë rresht në Premier League. 

Tottenhami nga minuta e 50-të ishte në epërsi 1:0 ndaj Leeds Unitedit me gol të Mathys Telit. Por goli i pranuar në minutën e 74-t nga penalltia ia prishi planet Tottenhamit që vazhdon garën për ekzistencë në elitën e futbollit anglez.

Golin e barazimit 1:1 për Leedsin e shënoi Dominic Calvert-Lewin në minutën e 74-t.
Ndeshja zgjati 105 minuta

Tottenhami mbetet në vendin e 17-të me 38 pikë, ndërsa dy pikë më pak ka West Hami që po ashtu po lufton për t’i shpëtuar rënies direkt nga Premier League. West Hami aktualisht është në zonën që nuk siguron mbijetesën. 

Tri pozitat e fundit nuk sigurojnë mbijetesën në Premier League. Leedsi është në vendin e 14-të me 44 pikë./koha.net

Read Previous

Zgjedhjet e 7 qershorit – Sot afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Read Next

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet