​Abdixhiku: Të ruhen vlerat e Ramazanit edhe pas Bajramit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku tha se duhet të ruhen e mbrohen vlerat e këtij muaji të shenjtë.

Ai uroi solidaritet e unitet ndaj njerëzve të Kosovës.

“Lutjet dhe agjërimi i muajit të shenjtë u pranuan nga krijuesi. Mbi të gjitha në këtë periudhë duhet t’i ruajmë, kultivojmë dhe mbrojmë këto vlera që rëndom i gjejmë gjatë këtij muaji të shenjtë. Solidariteti ndaj njëri-tjetrit, mbështetja ndaj atyre në nevojë, uniteti sa më i madh i njerëzve të Republikës”, tha Abdixhiku.

Përndryshe, BIK-un e kanë vizituar edhe lider tjerë politikë e institucional, si dhe përfaqësues fetar. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Read Next

Këshilli i Bashkësisë Islame priti mysafirë për vizita