Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, të shtunën e shpall listën e futbollistëve për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botëror.
Lista shpallet në ora 10:00, kurse braziliani mban konferencë për shtyp në ora 11:00.
Me stërvitje, kuqezinjtë fillojnë të hënën, ndërsa më 26 mars është ndeshja Poloni – Shqipëri.
Nëse fiton, Shqipëria më 31 mars luan në finale të plejofit me Ukrainën apo Suedinë, në udhëtim.
Ndërkohë nëse mposhtet luan me përfaqësuesen humbëse të duelit Ukrainë – Suedi, po ashtu në udhëtim. /Koha.net/