Tuchel: Anglia ka bërë hapa përpara pas Kupës së Botës, duhet t’i rrisim më tej standartet tona
Raportuesi estonez për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e qeverisë lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet.
Terras theksoi se marrëveshja e arritur falë ndërmjetësimit të BE-së është një hap i rëndësishëm dhe i dobishëm si për Bashkimin Europian, ashtu edhe për Kosovën.
Ai gjithashtu vuri në dukje se pas kësaj marrëveshjeje, EUSR Dialogue do të bashkëpunojë me qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb për të integruar shërbimet e shëndetësisë dhe arsimit brenda kuadrit ligjor të vendit, duke respektuar marrëveshjet ekzistuese.