Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në rrjetin social X një video të presidentit Donald Trump, ku ai flet për situatën në luftën Rusi-Ukrainë.
Në deklaratën e tij, Trump shprehet se ekziston mundësia për arritjen e një zgjidhjeje, por shton se urrejtja që ekziston mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, e bën këtë proces më të vështirë.
Presidenti Trump ka rikuperuar edhe një herë deklaratën e tij për përvojën e tij ushtarake, duke theksuar se ka përfunduar tetë luftëra.
“Kam përfunduar 8 luftëra. Mendoja se të gjitha do të ishin ndoshta më të vështira se kjo… por mendoj se po i afrohemi shumë arritjes së një zgjidhjeje, por Zelensky dhe Putin e urrejnë njëri tjetrin, dhe kjo e bën më të vështirë.”, tha Trump. /GazetaSinjali/
“I've ended 8 wars. All of them I thought were going to be maybe tougher than this one … but I think we're getting very close to getting a settlement.” — President Trump on the Russia-Ukraine war pic.twitter.com/NhYfg5PoJN— Department of State (@StateDept) January 30, 2026