Policia e Kosovës edhe në komunën e Gjakovës është në terren cdo ditë. Në qendrën e qytetit patrullat e policisë po vëzhgojnë nga afër se sa po i respektojnë masat anti-covid qytetarët. Ngasësit u shprehen që policët po kryejnë punën e tyre dhe jemi të kënaqur deri më tash sepse puna e tyre është që të jemi të mbrojtur të gjithë.https://www.syri-vision.tv/
Nga këtu u tha se masat parandaluese duhet respektuar nga të gjithë qytetarët që rrezikshmëria nga Covid 19 të jetë më e ulët.Përndryshe për të gjithë ata që nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit shqiptohen gjobat ndëshkuese sipas ligjit.
Vlen të theksohet se vetëm dy javët e fundit stacioni policor i Gjakovës me patrullat e përgjithshme përfshirë edhe trafikun kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 1200 qytetarë për shkeljen e ligjit anti-covid.https://www.syri-vision.tv/
Ndjehemi krenar kur shohim policinë që punon për të mirën e qytetarëve që të mos preken nga ky virus thonë kalimtarë të tjerë.https://www.syri-vision.tv/