GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.
Kështu është bërë e ditur një një njoftim nga Dhomat e Specializuara.
Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër. Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor.
Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më 19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.
Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike, është bërë e ditur në njoftim. /Reporteri.net/
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.