KOK nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki” për barazi gjinore në sport

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe 15 institucione tjera sportive e edukative kanë nënshkruar Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”, duke riafirmuar angazhimin për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave në sport.

Organizatat ndërkombëtare “IWG Women & Sport” dhe ENGSO i kushtuan rëndësi të veçantë këtij nënshkrimi, si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mjediseve sportive më gjithëpërfshirëse.

Para ceremonisë, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare Rejhan Halili njëherit anëtare e Komisionit “ENGSO Equality Within Sport” pritën në zyrat e KOK-ut mysafiret Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, si dhe Tarja Krum, presidente e Komisionit “ENGSO Equality Within Sport”.

Ky nënshkrim konfirmon përkushtimin e institucioneve sportive të Kosovës për të avancuar pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave në të gjitha nivelet e sportit, nga baza deri te udhëheqja./KultPlus.com

Read Previous

“Live Translation” i Apple për kufjet AirPods po vjen në Evropë

Read Next

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave