Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi: Presim që sot të dalim me rezultate preliminare

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Radoniqi tha se qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe ka ftuar qytetarët të dalin në votim për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, transmeton KosovaPress.

“Kjo qendër e votimit në Pejë është hapur dhe unë besoj që edhe të gjitha qendrat tjera në Republikën e Kosovës janë hapur deri tani. Ftoj të gjithë qytetarët të dalin në votim, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, të shprehin vullnetin e tyre të lirë në këto zgjedhje për të cilat KQZ ka punuar 6 muaj. Kemi bërë përgatitje të shumta, kemi ndryshime në proces sipas ligjit që ka hyrë në fuqi në vitin 2023. Kemi përmirësuar platformën për të cilën në këto zgjedhje presim që sonte të dalim me rezultate preliminare disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Edhe qendra komunale të numërimit të gjitha janë të pajisura me pajisje për numërim dhe presim që nesër të nisim procesin e numërimit për asambleistë.

Radoniqi tha se për platformën e KQZ-së për numërim kanë pasur mbështetjen e ambasadës britanike.

“Kemi mbështetjen e ambasadës britanike për ndërtimin e platformës që sa i përket qendrave komunale, të gjitha përgatitjet janë bërë dhe presim që nesër të fillojë numërimi në të gjitha komunat”, tha ai.

Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, votojnë sot për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale./KosovaPress.

Read Previous

SHBA-ja do t’i lejojnë Katarit të ndërtojë një bazë të forcave ajrore në Idaho

Read Next

Sa qytetarë kanë të drejtë vote në shtatë komunat kryesore të Kosovës?