FSK trajnon ushtarët për aftësi mbijetese

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses trajnimin e avancuar për Xhenier Luftarak, me qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen e operacioneve xheniere.

Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi përfshiu misione të ndryshme si lëvizshmëria, kundër lëvizshmëria dhe mbijetesa në terren.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u specializuan në tema si fortifikimet fushore dhe urbane, ndërtimi dhe qarja e pengesave, kalimi nëpër zona të minuara dhe kalimi i ujërave, duke rritur kështu gatishmërinë për sfidat e terrenit të ndryshëm. /GazetaSinjali/

Read Previous

Abdixhiku: Mbajtja e vendit të bllokuar për një pozitë të parëndësishme ka qenë e papërgjegjshme

Read Next

BE-ja njofton zgjerimin e infrastrukturës për zhvillimin e inteligjencës artificiale