Trump e quan Greta Thunbergun “të çmendur”

Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale në lidhje me deportimin e Greta Thunberg dhe aktivistëve të tjerë pro-palestinezë që u përpoqën të thyenin bllokadën detare të Gazës.

“Ajo është thjesht problematike”, tha Trump, duke iu referuar aktivistes suedeze. “Pra, ajo nuk merret më me mjedisin, tani merret me këtë?” shtoi ai.

“Ajo është e shqetësuar, ka një problem me menaxhimin e zemërimit, mendoj se duhet të vizitojë një mjek”, vazhdoi Trump.

“Nëse e keni parë ndonjëherë, ajo është kaq… Një person i ri dhe është kaq i zemëruar, është kaq e çmendur”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara për Greta Thunberg.

Aktivistja suedeze mbërriti në Greqi të hënën para një turme pro-palestineze që brohoriste, pasi autoritetet izraelite e deportuan atë së bashku me qindra aktivistë të tjerë. Ata u arrestuan në det të hapur ndërsa përpiqeshin të dërgonin ndihmë humanitare në Gaza, raporton Reuters. Izraeli konfirmoi se kishte dëbuar 171 aktivistë, përfshirë Thunberg, sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të deportuarve në 341.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, 161 aktivistë, përfshirë 22-vjeçaren Thunberg, zbarkuan në Athinë të hënën. Në grup kishte 27 shtetas grekë, si dhe aktivistë nga pothuajse 20 vende të tjera.

“Le të jem shumë e qartë. Po ndodh një gjenocid para syve tanë”, tha Thunberg para një turme në aeroportin e Athinës, duke iu referuar operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza. “Askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk e dimë çfarë po ndodh. Askush në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të thotë se nuk e dinim”, tha ajo, duke shtuar se shtetet kanë detyrim sipas ligjit ndërkombëtar të veprojnë për të parandaluar gjenocidin./Reporteri.net/

Read Previous

Zelensky: Kemi gjetur mikrokompjuterë britanikë të përdorur në raketat dhe dronët rusë

Read Next

Kurti mbledh qeverinë në detyrë