Ministri i Brendshëm i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, ka bërë thirrje të enjten që Evropa të forcojë gatishmërinë e saj për dronë në të gjithë kontinentin.
Në një konferencë për media të enjten, për të dhënë përditësime lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore të vendit, si pasojë e së cilës vendi ka mbyllur disa aeroporte, përfshirë një ushtarak, Poulsen ka thënë se është thirrur një takim për të premten në nivel BE-je për të diskutuar se si të përmirësohet dhe forcohet gatishmëria për dronë në të gjithë kontinentin.
I pyetur nga gazetarët, Poulsen ka thënë po ashtu se nuk ka evidencë se Rusia qëndron prapa inkursionit me dronë, ndonëse siç ka thënë veprimi ishte profesional.
Ndërkaq, i pyetur se përse dronët nuk janë rrëzuar, ministri i Mbrojtjes, Michael Hyldgaard ka thënë se kjo është bërë për shkak të sigurisë së popullatës./koha.net/