GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Gjakovë – Një person është ndaluar nga policia mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës.
Policia njofton se rasti është regjistruar rreth orës 21:10 dhe është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Raporti i plotë i Policisë:
“Gjakovë 01.09.2025-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”