GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Suedezi Jesper Östlund do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Hendboll duke e pasuar trajnerin e deritanishëm, Bujar Qerimi. Në prezantimin e tij në një konferencë për media, Östlund theksoi se e ka pranuar me krenari dhe nder ofertën për ta drejtuar Kosovën.
“Së pari, është një nder për mua të marr këtë detyrë. Do të jetë vërtet, vërtet argëtuese të filloj këtë udhëtim me Federatën Hendbollit të Kosovës. Do të jetë vërtet emocionuese të shohim se çfarë mund të arrijmë së bashku. Për mua, është shumë e rëndësishme të zhvillohemi si me ekipin ashtu edhe për lojtarët, dhe sigurisht të afrohemi hap pas hapi drejt nivelit më të lartë evropian. Sigurisht, kemi disa pengesa, por mendoj se nëse fillojmë të punojmë shumë me strukturë dhe korniza të qarta, mund të afrohemi shumë shpejt”, tha Östlund.
Për dy vitet e ardhshme, ai tha se do të jetë sfiduese që Kosova ta krijojë një skuadër kompetitive që synon qartësisht kualifikim në kompeticione të mëdha të hendbollit si Kampionati Evropian apo Botëror.
“Për mua, hendbolli ballkanik ka shumë pasion dhe zjarr. Të kombinosh këtë me strukturën dhe shpirtin e ekipit skandinav, mendoj se mund të jetë një kombinim shumë i mirë. Qëllimi ynë i madh gjatë këtyre dy viteve që unë dhe Yasmin do të jemi trajnerë është, sigurisht, të kualifikohemi për një kampionat të madh. Do të jetë e vështirë, sigurisht, por mendoj se veçanërisht me Euro, ku kualifikohen 24 ekipe, është një mundësi. Kjo është ajo që synojmë.”, shtoi trajneri nga Suedia.
Ndërsa, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kogeci, u shpreh i bindur se trajneri i ri me stafin
“Kjo është hera e parë që Kombëtarja e Kosovës do ta ketë një selektor dhe një shtab teknik ndërkombëtar dhe është një moment i rëndësishëm për Kombëtaren e Hendbollit të Kosovës që të angazhojmë trajnerë të huaj dhe me përvojë ndërkombëtare në krye të kombëtares sonë. Kjo është dëshmi të cilën e kemi trasuar deri më tani se hendbolli ynë po ecën përpara dhe se ambicie tona për zhvillim dhe sukses janë serioze dhe të gjitha punët që i kemi marrë dhe ndërmarrjet e reja që po i bëjmë i bëjmë më seriozitet të madh që të përparojmë sa më shumë hendbollin tonë”, theksoi Kolgeci.
Bashkë me Östlund, pjesë e stafit të trajnerëve është amgazhuar edhe Jasmin Zhuta nga Suedia. /KosovaPress/