Mendohet që së shpejti do të punojmë 4 ditë në javë – pse?

Inteligjenca artificiale mund t’u mundësojë miliona punonjësve që të punojnë katër ditë në javë deri në vitin 2033, sipas një studimi të ri, i cili ka analizuar fuqinë punëtore në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Studimi zbuloi se përfitimet e parashikuara të produktivitetit nga prezantimi i inteligjencës artificiale (AI) mund të zvogëlojnë javën e punës nga 40 në 32 orë për 28% të fuqisë punëtore – duke ruajtur pagat dhe performancën.

Të dhënat thonë se kjo mund të arrihet duke përdorur mjete si ChatGPT në vendet e punës për të rritur rolet e punonjësve dhe për t’u dhënë atyre më shumë kohë të lirë.

Një politikë e tillë, pra të punuarit 4 ditë në javë, mund të ndihmojë gjithashtu në shmangien e papunësisë masive dhe reduktimin e sëmundjeve mendore dhe fizike.

Teknologjia e re mund të përmirësojë praktikat e punës si edhe ekuilibrin punë-jetë. /AnabelMagazine/

Read Previous

Ndikimet pozitive të muzikës në jetën e përditshme

Read Next

FBI-ja kontrollon shtëpinë e ish-këshilltarit të Trumpit, John Bolton