Arsenali bën ofertë zyrtare për Lookman

Arsenali është rikthyer fuqishëm në garë për Ademola Lookman dhe ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh, shifra që kërkon edhe Atalanta për kartonin e tij.

Anësori nigerian ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe ka kërkuar me çdo kusht largimin nga Bergamo këtë verë, duke mos pranuar të stërvitet.

Interi ka ofruar 42 milionë euro plus 3 milionë bonuse, por Atalanta nuk dëshiron ta shesë brenda Serie A.

Tani mbetet në dorën e lojtarit të vendos përfundimisht nëse do të pranojë t’i bashkohet Arsenalit.

Arteta kërkon përforcime në sulm për shkak të lëndimeve dhe e sheh Lookman si një zgjidhje të menjëhershme.

Në moshën 27-vjeçare, ai po kalon një formë të shkëlqyer, me shpejtësi, driblim dhe saktësi para portës.

Topçinjtë synojnë të përforcohet në krahun e majtë të sulmit dhe Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë Lookmanin, lojtar që ka përvojë në Ligën Premier.

Me afatin kalimtar të verës drejt mbylljes, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Lookman. /Telegrafi/

Read Previous

Macron: Zgjidhja për Ukrainën, vetëm me Kievin dhe BE-në në tryezë

Read Next

Pse Alaska do të jetë nikoqire e samitit Trump-Putin?