Zelenski njofton për përpjekjet e vazhdueshme për takim të ri me Moskën dhe shkëmbim të të burgosurve

Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi përmes një postimi në Telegram se po punohet për organizimin e një takimi të ri me palën ruse në Stamboll.

“Ne diskutuam rrugën e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Kabinetit, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelenski.

Ai shtoi se “Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimeve të të burgosurve të luftës. Është rënë dakord për një shkëmbim prej 1,200 personash dhe puna është duke u zhvilluar për listat. Sekretari i Këshillit raportoi mbi komunikimin me përfaqësuesin rus. Ne gjithashtu po punojmë për të zhbllokuar kthimin e civilëve tanë, duke verifikuar të dhënat për secilin mbiemër”.

Yermak raportoi gjithashtu për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë: “raportoi mbi ndërveprimet me partnerët kryesorë që mbështesin diplomacinë tonë, veçanërisht kontaktet me palën amerikane, dhe mbi përpjekjet për të kthyer fëmijët që u rrëmbyen dhe u çuan në Rusi”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Jasir Asani transferohet te Esteghlal në Iran

Read Next

Amorim ka plane të gjata në Old Traford