Peci: Kurti i ofroi Nismës marrëveshje të favorshme

Deputeti Faton Peci, ka bërë të ditur se lideri i VV-së, Albin Kurti, ka ofruar një marrëveshje të favorshme për Nismën Socialdemokrate, me synimin që kjo parti të përfshihet në qeverinë e ardhshme.

Peci u shpreh se oferta ka përfshirë disa pozita të rëndësishme dhe është vlerësuar si gjeneroze nga ana e qeverisë.

“Shpresa vdes e fundit, por unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj Nismës ka qenë mjaft gjeneroze, me disa pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme,” deklaroi Peci.

Tutje, ai komentoi edhe kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e një mase të përkohshme lidhur me afatin për formimin e institucioneve.

“Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe unë këtë veprim e shoh në prizmin pozitiv. Në momentin kur u bë publik vendimi i mëparshëm i Gjykatës, ne kishim shfrytëzuar vetëm 30 ditë nga data 15 prill. Presidentja ka përdorur të drejtën kushtetuese për të kërkuar sqarim dhe ndoshta korrigjim të këtij interpretimi,” tha Peci.

Read Previous

Bahtiri: Bashkimi i opozitës e ka një qëllim, ndarjen e Kosovës

Read Next

Dehari e ndërpret seancën pa votim, Musliu bëhet shkak