Armando Broja lidhet me një transferim në Serie A

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, mund të përfundoj në Serie A në afatin kalimtar të verës.

Broja pritet të largohet nga klubi londinez këtë afat kalimtar dhe nuk mungojnë ofertat e ndryshme nga Liga Premier dhe Bundesliga.

Megjithatë, Broja tani po lidhet me një destinacion të ri dhe mund të përfundoj në kampionatin elitar italian, Serie A.

Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, 23-vjeçar shqiptar, i diplomuar në akademinë e Chelseat, thuhet se është një objektiv i Parmës.

Broja e kaloi sezonin e fundit në huazim te Evertoni, ku bëri 11 paraqitje, por nuk arriti të shënonte ose të asistonte.

Me ndikim të kufizuar sezonin e kaluar, Broja duket se do të kërkojë më shumë kohë loje dhe mundësi diku tjetër, ndërsa Chelsea përgatitet për ndryshime në skuadër. /Telegrafi/

Read Previous

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Edi Rama publikon pamjet e aksionit

Read Next

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës as në tentimin e 49-të