Sveçla reagon pas vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, gjatë arrestimit të tij mesnatën e 7 korrikut në Lipjan, mirëpo nuk ka marrë përgjegjësi në aspektin institucional për këtë ngjarje tragjike.

Sveçla ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke shtuar se është thellësisht i prekur nga rasti. Ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm  për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

“Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Sveçla pas më shumë se 24 orësh.

“Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës. Atë do ta ruajmë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast”.

Read Previous

Sondazhi: Tre në pesë britanikë të pakënaqur nga kryeministri Starmer

Read Next

Max Verstappen: Nuk konkurrojmë për trofe, renditja s’ka më rëndësi