Pentagoni ka mbledhur materiale inteligjence që sugjerojnë se programi bërthamor i Iranit është vonuar afërsisht një deri në dy vjet si rezultat i sulmeve amerikane në tri objektet kyçe muajin e kaluar, ka thënë zëdhënësi kryesor i departamentit të mbrojtjes në një konferencë për shtyp të mërkurën.
Zëdhënësi, Sean Parnell, përsëriti pretendimin e Donald Trumpit se objektet kryesore bërthamore të Iranit janë shkatërruar plotësisht, megjithëse nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi origjinën e vlerësimeve përveçse ka thënë se ato vinin nga brenda departamentit të mbrojtjes.
“Ne e kemi degraduar programin e tyre me një deri në dy vjet” ka thënë Parnell në një konferencë për shtyp të mbajtur në Pentagon.
“Të paktën, vlerësimet e inteligjencës brenda departamentit e thonë këtë”.
Përshkrimi i sulmeve nga Parnell shënon një vlerësim më të matur sesa pohimet e Trumpit në lidhje me nivelin e shkatërrimit.
Një raport i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) me besim të ulët, bazuar në vlerësimet e hershme, ka thënë se programi i Iranit është vonuar disa muaj.
Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë vazhduar të nxjerrin vlerësime të reja, që sugjeronin se centrifugat në vendin kyç të pasurimit në Fordoë u shkatërruan ndonëse nëse nuk është e qartë nëse vetë objekti ishte shembur.
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi ka thënë të dielën se Irani mund të prodhojë uranium të pasuruar brenda pak muajsh.
“Brenda pak muajsh, do të thoja, ata mund të kenë disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar”, ka thënë Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), duke shtuar se “Irani është një vend shumë i sofistikuar për sa i përket teknologjisë bërthamore./koha.net/