Lumir Abdixhiku takohet me presidenten Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Paraprakisht, Osmani kap rritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe më pas kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi – si përpjekje për dalje nga kriza institucionale.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tash janë bërë 40 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut si të papranueshëm për këtë pozitë. /KosovaPress

Read Previous

Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rikonfirmova gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje

Read Next

PDK-ja pritet t’i drejtohet Kushtetueses