A do të shkojnë deputetët në pushim pa u konstituuar Kuvendi?

Në kalendarin zyrtar të punës së Kuvendit të Kosovës, sesioni pranveror përfundon më 31 korrik.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse deputetët do të shkojnë në pushime apo jo, pasi Kuvendi nuk po arrinë të koonstiuohet.

Rregullorja e Kuvendit, Neni 51 për sesionet e punimeve të Kuvendit, thotë se sesioni pranveror përfundon në fund të muajit korrik, shkruan Reporteri.net.

Rreth pushimit verorë për deputetët, ishte pyetur nga gazetarët, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila pas dështimit të 33-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kishte thënë se nuk do të ketë pushime pa konstituim të Kuvendit.

Kujtojmë se dje dështoi edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat.

Kuvendi pas dështimit të seancës njoftoi se me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00. Por, as kjo seancë nuk pritet rezultat.

Ndërsa, as takimi i së shtunës i kryeministrit në detyrë Albin Kurti me partitë politike nuk dha rezultat.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë. /Reporteri.net/.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Flamuri evropian feston 40 vjetorin si simbol i BE-së