Milani po synon të përforcojë mesfushën dhe në listën e dëshirave ndodhen dy emra të njohur shqiptarë – Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit, Igli Tare, në një intervistë për “Sempre Milan”.
Tare i ka vlerësuar lart dy mesfushorët që përfaqësojnë Zvicrën, duke i konsideruar si alternativa me peshë për repartin që ai synon ta fuqizojë.
“Emrat që përmendët janë alternativa, lojtarë me vlerë të madhe, por në fund duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur bazuar në atë që na nevojitet. Ne besojmë se është e rëndësishme të rrisim cilësinë e lojës së këtij ekipi”, ka deklaruar ai.
Përveç kësaj, Tare ka konfirmuar edhe një nga lëvizjet më të përfolura të merkatos – transferimin e legjendës kroate Luka Modriq në “San Siro”. /GazetaSinjali/