Limaj: Do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës konstituive, ritheksoi se dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja.

Sipas tij, është e qartë se do të ekzistojë një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj.

“Dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja. Është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj. Ne si subjekt kemi ofruar një mundësi mbi bazën e kapaciteteve tona, për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë”, ka thënë ai. /Koha.net/

Read Previous

Dështimi i seancës së sotme, flet Albulena Haxhiu

Read Next

SHBA-ja bojkoton takimin e anëtarëve të NATO-s për ndihmën për Ukrainën