Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet që në orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të ketë herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona të caktuara, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Era do të fryjë jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-54 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C.

/GazetaSinjali/

Read Previous

KB “Trepça”, kampione e Kosovës në basketboll

Read Next

Presidentja zvicerane: Zvicra sot nuk mund të paramendohet pa kosovarë