Një bombë shpërtheu jashtë një klinike të fertilizimit in vitro në Palm Springs të Kalifornisë.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Ron DeHarte, i tha Los Angeles Times, duke specifikuar se një person vdiq. Sipas ABC, ka gjithashtu të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa stafi dhe materialet brenda Qendrave Amerikane të Riprodhimit nuk kanë pësuar asnjë dëm.
FBI-ja thotë se bombardimi i një klinike fertiliteti në Kaliforni ishte një sulm terrorist dhe se objekti ka të ngjarë të jetë shënjestruar qëllimisht.
“Ky ishte një akt terrorizmi i qëllimshëm.
“Ndërsa hetimi ynë evoluon, ne do të përcaktojmë nëse ky është terrorizëm ndërkombëtar apo vendas”, u tha gazetarëve Akil Davis, shefi i zyrës së FBI-së në Los Angeles.
I pyetur nëse klinika e Palm Springs ishte shënjestër e qëllimshme, Akil tha: “Ne besojmë se po.”/kp