Krasniqi: Haxhiu s’i ka marrë, s’i merr e as nuk do t’i marrë votat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sërish se ata që po e bllokojnë vendin, janë deputetët e Lëvizjes Vetvëndosje.

Para mediave pas dështimit të seancës, ai tha se kandidatja e VV-së për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, nuk i ka marrë, nuk i merr dhe nuk do t’i marrë votat.

“1 muaj më parë jemi mbledhur këtu për herën e parë të gatshëm për konstituimin e Kuvendit. 1 muaj më vonë e shumë muaj pas zgjedhjeve dhe ende jemi në bllokadën të cilën VV-ja po e mban. Kjo tashmë është e tepërt. I bëj thirrje VV-së dhe Albin Kurtit të që ta ndryshojë kandidaten e cila herë i merr 55 vota e herë 56, sepse nuk i ka marrë, nuk i merr dhe as nuk do t’i marrë 61. E pakuptueshme”, tha ai. /Klankosova.tv/

Read Previous

Dështon edhe tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit

Read Next

Bajrami: Asnjëherë s’kemi ushtruar presion tek deputetët e LDK-së apo trysni për votim të caktuar