Barcelona kërkon titullin sonte

Barcelona ka gjithçka në dorë për ta mbyllur sezonin si kampione e La Ligës. Skuadra e Hansi Flick luan sonte derbin e qytetit ndaj Espanyolit dhe ka vetëm një mision, fitoren.

Takimi zhvillohet në orën 21:30 dhe, nëse Barça arrin të marrë tre pikët, atëherë shpallet kampione edhe matematikisht.

Aktualisht, katalunasit janë në krye të tabelës me 82 pikë, katër më shumë se Real Madridi (78), i cili mbrëmë fitoi ndaj Mallorcas dhe i vuri presion liderit.

Nëse Barcelona nuk arrin fitore sonte, atëherë gara për titull do jetë e hapur edhe për dy xhirot e fundit, derisa ndeshjen e parë sezonale ndaj Espanyolit, Barça kishte fituar me rezultat 3:0.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kryeministri spanjoll e quan Izraelin shtet gjenocidal

Read Next

Pezullohen tre deputetë pas protestës me “haka” në Parlamentin e Zelandës së Re