Osmani nis konsultimet me liderët e partive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të nisë takimet me liderët e partive, me të cilat synohet t’i jepet zgjidhje ngërçit politik. 

Në ditën kur deputetët do të mblidhen për vazhdimin e 16-të me radhë të seancës konstituive, Osmani do t’i presë liderët në Presidencë. 

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike që janë ftuar nga presidentja kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen ftesës.

Takimet është paralajmëruar se do të nisin në orën 13:00. 

Kjo nuk është nisma e parë për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik./Koha.net

Read Previous

Sot përpjekja e 16-të për konstituimin e Legjislaturës së 9-të të Kuvendit

Read Next

Trump nuk planifikon të shkojë në Turqi për bisedimet e armëpushimit Ukrainë-Rusi