Hamilton: Te Ferrari e dinë se ku është problemi, po presim përditësimet për garën e radhës

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Imola. Një garë në shtëpinë e Ferrari, që kërkon të bëjë një paraqitje ndryshe nga sa është parë deri më tani. Vetëm një fitore e Lewis Hamilton në garën sprint në Kinë dhe një podium (vendi i tretë në Arabi) i Charles Leclerc janë shumë pak për “kokëkuqen”.

“Nuk jemi aty ku do të donim të ishim. Padyshim që na mungon shumë ritmi. Kemi humbur pak performancën në garat e fundit dhe e dimë se në cilën fushë. Tashmë thjesht presim një zgjidhje për të rikuperuar pak”, u shpreh Lewis Hamilton në prag të garës së Imola.

Pra, te Ferrari duket se i kanë idetë e qarta për deficitin kryesor të njëvendëshes SF-25 dhe nuk është rastësi që Frederic Vasseur foli për “kthesat e ngadalta” si një problem i njohur. Tashmë pilotët presin paketën e parë të madhe të përditësimeve, që do t’u jepte një ndihmë më të madhe në pistë. /Telesport.al/

Read Previous

​Avokati i Popullit, Naim Qelaj jep detaje për takimin me Trendafilovan

Read Next

A po i vjen fundi sistemit start-stop në vetura?