Numërimi i votave, PS kryeson deri më tani me mbi 52 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore në platformën online.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Sipas KQZ-së deri më tani nga votimi brenda vendit janë numëruar 1318 kuti nga 5225 se janë në total.

Nga numërimi I këtyre votave deri më tani prinë Partia Socialiste e Shqipërisë në krye me Edi Ramën me 174 mijë e 713 mijë vota apo 52.95%. Kurse nga votimi jashtë vendit PS nga numërimi i 1660 zarfave ka marrë 705 vota apo 42.68%.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 112 mijë e 615 vota apo 34.13%. Nga votimi jashtë vendit ky koalicion deri më tani ka 726 vota apo 43.95%.

Qendrat e votimit ishin të hapura deri në orën 19:00 ndërsa të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë.

Rezultatet mund t’i shikoni KËTU./Telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri: Këtu mund t’i ndiqni LIVE