Policia shqiptoi 2068 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2068 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 19 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 33 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Read Previous

​Qytetarët në Shqipëri shprehen të kënaqur me votimin elektronik

Read Next

Dështimi i 14-të për konstituimin e Kuvendit