Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se më 16 maj Tiranën do ta vizitojnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit evropian.
“Në datën 16 maj, javën tjetër të ftoj të shikosh nga Tirana nëse je jashtë shtetit, ose të vish në Shqipëri dhe ta shohësh me kë kam mbetur. Në sheshin “Skëndebej”, aty nën hijen e kalit dhe të heroit tonë kombëtar do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit evropian, jo të BE-së, të kontinentit evropian, të gjithë do të jenë aty në sheshin “Skënderbej””, tha Rama.
Një tjetër qytetareje, e cila u shpreh se shqiptarët nuk duhet të ankohen nëse fiton sërish PS, Rama u shpreh se, “shqiptarët janë në të drejtën e Zotit dhe në të drejtën e të zotit të shtëpisë të ankohen sa ta shohin të nevojshme. Shprehja e pakënaqësisë tregon se ka jo vetëm vend për më shumë, por ka edhe ambicie për më shumë.
“Unë jam vetë i pakënaqur. Jam shumë i pakënaqur me shumë gjëra dhe prandaj jam edhe shumë ambicioz për t’i bërë gjërat më mirë”, u shpreh ai.
Pa diskutim, shtoi Rama, “që shqiptarët nuk duan vetëm të vuajnë, por shumica e shqiptarëve e sheh ndryshimin sepse e prek ndryshmin sepse jeton me ndryshimin dhe sepse ndjen në radhë të parë atë gjë shumë të madhe që ka ndodhur”.
Rama theksoi se, “ka ndodhur diҫka shumë e madhe që nuk ka ardhur nga qielli, por ka ardhur si rezultat i përpjekjes dhe i mbështetjes së madhe të shqiptarëve për këtë përpjekje që është që shqiptarët sot nuk janë më njerëz që shihen si njerëz pa asnjë vlerë. Shqipëria sot nuk është më një vend që konsiderohet një vend pa asnjë vlerë. Ka ndodhur rivendosja e identitetit shqiptar në vendin që i takon, jo më në sytë tanë, në sytë e njëri-tjetrit dhe ën sytë e fqinjëve dhe gjithë të tjerëve”.
“Nga një vend që nuk e besonte askush, nga një vend ku në vitet e fundit nuk vinte më askush, flas për udhëheqës të vendeve të tjera. Nga një vend që kishte ngelur në bisht në të gjitha proceset. Nga një vend që nuk gëzonte respekt, se vlerësim jo e jo. Ne sot jemi një vend që respektohet, që vlerësohet dhe që besohet”, tha Rama.
“Ne sot jemi të ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe, e krushqisë, po e quaj unë, me familjen e madhe dhe të bashkuar evropiane”, nënvizoi kreu i qeverisë.
“Kështu që shqiptarët janë shumë të qartë. Shumica dërrmuese e tyre janë shumë të qartë. Pjesa tjetër ka nevojë të hapin sytë”, theksoi Rama.
Rama ftoi qytetaren që të mos shkojë, “në asnjë mënyrë me kënetën, në asnjë mënyrë me hijet e së shkuarës. Në asnjë mënyrë me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar, pa shpresë që e marrin vërdallë nëpër Shqipëri për hallet personale të tij. Në asnjë mënyrë, sepse e thoshte bukur një komentator, “duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është edhe ai katrani me bojë e jo të kujdesen pleqtë për ne dhe kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë e drejtpërdrejtë dhe shumë e qartë”. /ATSH/