Barcelona arriti një rekord në shitje para El Clasico-s.
Klubi njoftoi në rrjetet sociale se duke filluar nga kjo e premte, fanella që do të veshin kundër Real Madridit më 11 maj do të jetë në dispozicion për blerje në internet.
Si zakonisht, klubi katalanas njoftoi një bashkëpunim të ri me një artist për këtë ndeshje, këtë herë do të jetë reperi amerikan Travis Scott.
Klubi njoftoi shitjen e këtyre fanellave pak pas orës nëntë të mëngjesit, dhe pak minuta pas orës dhjetë të gjitha produktet ishin shitur të gjitha. /GazetaBlic Sport/