A janë ulur pensionet, flasin qytetarët në Gjakovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të bëjë nivelizimin e pensioneve  duke mos vazhduar vendimin e Janarit të qeverisë Hoti për ndihmë prej 30 Euro për pensionistët i cili vlente vetëm për 3 muaj. Ne kemi pyetur qytetarët e Komunës së Gjakovës se cfarë mendojnë lidhur me këtë vendim a është zvogeluar apo rritur sipas tyre pensioni.

Edhe të tjerë thonë që ky vendim ishte vetëm për 3 muaj, përndryshe pensionet në fakt për këtë kategori janë rritur për 10 Euro.

Ndryshe nga qytetarët e tjerë disa thonë që jane zvogëluar e që është dashur që kjo shumë prej 30 euro të zgjasë edhe disa muaj për shkak të kushteve ekonomike që I ka rënduar pandemia.

Me vendim të Qeverisë nga 20 milion euro nga pakoja e miratuar 8.5 milion janë ndarë  për të mbështetur skemat e pensioneve.

Read Previous

Qeveria Kurti ua heq shtesat edhe një pjese të Policisë

Read Next

Vritet një person në Pejë