Sot mbushen 26 vjet nga sulmet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë.
Në këtë 26-vjetor, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, tha se ishte një kohë ankthi, por edhe shprese”.
“Ishte një kohë ankthi, por edhe shprese. Kur fillon një operacion ushtarak, nuk e di se çfarë do të ndodhë. A do të jetë e shkurtër apo do të zgjasë shumë, a do të ketë sukses në përmbushjen e objektivave të saj? Por, pasi e kam jetuar dramën në Bosnje, kur NATO hezitoi për tre vjet përpara se të vepronte me vendosmëri për të ndaluar vrasjen, u qetësova që në Kosovë Aleanca po ndërhynte shpejt, fuqishëm dhe me shumë më tepër unitet, sesa ishte rasti në Bosnje”, tha ai.
Ai, tha se është zhgënjyese fakti që, edhe pse kanë kaluar 26 vjet, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë.
Ish-zyrtari i lartë i NATO-së, foli edhe për liderët politikë serb që kanë pikëpamje të Millosheviqit.
“Shumë nga figurat e qeverisë serbe sot erdhën në jetën politike gjatë epokës nacionaliste të Millosheviqit dhe kanë trashëguar pikëpamjen e tij të shtrembëruar për historinë serbe dhe jugosllave”, tha ai, në një intervistë për RTKlive.
Shea theksoi se nuk i ka hequr shpresat që në të ardhmen të krijohet një komision i përbashkët serbo-kosovar për të vërtetën historike dhe përgjegjësinë./reporteri/