Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kelmendi tha se kjo ditë është një nga ngjarjet me të rëndësishme të historisë së shtetit tonë, ku njëkohësisht nderohen përpjekjet dhe rrugëtimi i vështirë dhe me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi.
“Duke kujtuar të arriturat e vendit tonë, qëndrojmë të palëkundur në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Gjithashtu, mbesim të angazhuar për të ndërtuar një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore ku mbështetet progresi dhe zhvillimi ynë shoqëror.
Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!”. /GazetaSinjali/