Kurti uron Ditën e Pavarësisë

Qeveria e Kosovës, me rastin e shënimit të shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, ka mbajtur mbledhje festive.

Kryeministri Kurti hapi dhe mbylli këtë mbledhje, duke uruar ditën e Pavarësisë, me ç’rast tha se Republika e Kosovës kurrë s’ka qenë më e fortë.

Ai tha se kujton me krenari rrugëtimin e gjatë për liri dhe pavarësi, si dhe ata që sakrifikuan e u flijuan.

“Urime 17 vjetori i Pavarësisë. Teksa festojmë, kujtojmë me krenari rrugëtimin e gjatë të lirisë e pavarësisë. Kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë, nga heronjtë,  dëshmorët e martirët, te veteranët e UÇK-së, te veprimtarët e mbarë qytetarët që qëndruan të palëkundur përballë sfidave, të gjithëve iu jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyte. Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë, kërkon demokraci, e cila mundëson që të dëgjohet zëri i popullit. E demokracisë kërkon institucione të forta. Republika jonë sot është më e fortë e më vitale se kurrë më parë” – tha Kurti, transmeton Sinjali.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rubio: ShBA mbështetën me krenari rrugëtimin e Kosovës për t`u bërë shtet

Read Next

Edi Rama uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë