Elon Musk “shënjestron” NATO-n: Aleanca ka nevojë për një rishikim

Creator: Frederic Legrand – COMEO | Credit: Shutterstock

Miliarderi Elon Musk, njëherësh kreu i Departamentit Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë së krijuar së fundmi (DOGE), ka “shënjestruar” NATO-n duke thënë se ka nevojë për rishikim të plotë.

“NATO ka nevojë për një rishikim.”, shkroi Elon Musk duke iu përgjigjur një përdoruesi që sulmoi aleancën euro atlantike duke e quajtur atë “anakronike”.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vazhdimisht pakënaqësinë me NATO-n gjatë fushatës zgjedhore, duke kërcënuar se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nëse aleatët e saj evropianë nuk do të merrnin përgjegjësi më të mëdha financiare për sigurinë e tyre. /abcnews.al

Read Previous

Suedia vendos masa drastike sigurie në shkolla

Read Next

Një shtëpi përfshihet nga flakët në Gjakovë