Samiti për Inteligjencën Artificiale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale që mbahet në Paris.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

“Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Read Next

Te City të kujdesshëm, përkundër telasheve të Real Madridit me lëndime